Futboll

Futbollistja me prejardhje nga Gjilani, Riola Xhemaili merr trofeun e futbollistes më të mirë të re në Evropë

19-vjeçarja nga Gjilani pranoi çmimin në gala mbrëmjen e organizuar nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo në Barcelonë.

Xhemaili shihet si një nga talentet më të mëdha në Evropë.

Aktualisht, luan në Bundesligë për Freiburgun.

Këtë vit, ajo mori pjesë në kampionatin evropian me Zvicrën që u mbajt në Angli./Arlind Sadiku/

You Might Also Like