E diela rezervon ndeshjën e fundit për këtë sezon.
Për Skifterat dhe qytetarët e Gjilanit, do të krijojmë diçka speciale që ky vikend të na mbaj entuziazmin deri ne shkurtin e vitit të ardhshëm, kur edhe zyrtarisht fillon stinori i ri !
Prandaj, ftohen të gjithë anëtarët, i madh e i vogel, që të dielen të jemi dëshmitarë të një spektakli, ku ne në tribina dhe lojtarët në fushë do të luftojmë pa kompromis në synimin e kësaj ndeshje, e që është fitorja!
Mos mungo, festa fillon të dielen, për të vazhduar me ditën e flamurit të hënën !