OPINION

Organizim i shkëlqyeshëm i Katarit

Fehmi SYLEJMANI

 

Pas një muaj të plotë në Katar, përfundoi  kampionati më i mirë  botëror në futboll, duke dhuruar shfaqje spektakulare,  momente interesante dhe të papara, gola të shumtë, befasia, finale të çmendur, kampion bote dhe  lojtarin më të mirë, pa incidente e pa ndonjë telashe problematike  si  dhe shumë e shumë ngjarje të rëndësishme dhe të veçanta. ​

Para fillimit të këtij mundiali kishte   nisur një fushatë e egër e primitive, pothuajse nga të gjitha anët kundër FIFA-s,  pse ka përzgjedhur Katarin  mikpritës i Kupës së Botës 2022, duke e akuzuar kinse  për korrupsion e ryshfete, mirëpo janë  trishtuar nga organizimi më i miri deri tash i Kupës së Botës në Futboll. Trishtimi për faktin,  se bota po e sheh të vërtetën tashmë, e cila më parë dhe nga qarqe të ndryshme dhe me tendencë  u është prezantuar vetëm zi. ​

Katari i dha leksion mbarë botës, se në çfarë niveli duhet organizuar një kompetacion të lartë të futbollit, duke vendos standarde, që mbase vështirë është për t’i mbajtur. ​

Botërori  Katar 2022 ishte i vetëm deri më tani pa asnjë jetë të humbur, pa asnjë therje, pa asnjë vjedhje të regjistruar, pa asnjë incident  të tifozëve brenda shkallëve të stadiumit, pa asnjë kidnapim, dhe pa asnjë dhunim, me një afërsi të stadiumeve ndërmjet veti.

 

TRANSPORTI

Transporti urban në këtë shtet aziatik, i tëri ishte gratis, duke i vënë në dispozicion autobusët dhe tramvaj , derisa vozitja me taksi ishte me çmimi të volitshëm, për shkak të subvencionimit të shtetit për karburante si dhe duke marrë parasysh fuqinë punëtore të ofruar nga vendet tjera aziatike me çmime të lira. ​

Bujaria dhe fisnikëria e  këtij populli ka mahnitë të gjithë vizitorët dhe sportdashësit, sepse banorët vendas për çdo ditë kanë shtruar dreka dhe darka falas, në sheshe të ndryshme të vendit për mysafirët. Po ashtu çmimi i  ushqimeve është  subvencionuat nga shteti për banorët që kanë shtruar dreka e darka, ndërsa çmimet për ushqime janë shumë të ulëta  për shkak se Katari është shtet me taksa ZERO për ushqimet esenciale si dhe taksa të ulëta edhe për gjësende tjera elementare.

 

ÇMIMET

Çmimi për fast food, si Mcdonal, Burger King e tjera kanë variuar nga  3 – 7 dollarë për meny të plotë, teksa kontrolli dhe kujdesi për ushqime ka qenë në nivelin më të lartë, duke shtuar numrin e inspektorëve  të ushqimit, të cilët, veç tjerash janë kujdesur edhe për mos ngritjen e çmimeve  për turistë gjatë periudhës së botërorit.  Kudo që  është raportuar për ndonjë tentim ngritje të çmimeve, shteti ka kompensuar viktimën, ndërkohë që ka kapur keqbërësit. ​

çmimi i hoteleve të  rëndomta gjatë botërorit ka qenë për 1- apartament  prej  50 deri 83 dollarë nata, kurse një hotel me 3 yje nën 75  $, hoteli me 4 yje  nga 100 deri 130 $ nata, teksa hotelet me 5 yje dhe kushte të jashtëzakonshme nga 400 deri 500 dollarë nata. E gjithë kjo buzë detit( me pamje  nga deti ),  pasi që pozita gjeografike e Katarit në 80% e sipërfaqes është e rrethuar  me detin. ​

Një pije e gazuar në kanoçe ka variuar  nga 0,35 deri në 0,50 dollarë, kurse një pako cigare  nga 2.5 deri në  5 dollarë. ​

Tifozët këtë botëror kanë shpenzuar prej  50 deri 75 % më pak se në  botërorët e kaluar.

 

BILETAT

Gjatë ndeshjeve hapëse të botërorit kanë qenë këto çmime të bileteva

Kategoria e parë  –    275 $

Kategoria e dytë –     205 $

Kategoria e tretë –       96 $

Kategoria e katërtë –  54 $

Gjatë  grupeve:

Kategoria e parë–    220 $

Kategoria e dytë-     165 $

Kategoria e tretë-       69 $

Kategoria e katërtë-   10 $

1\16 e finale

Kategoria e parë-      275 $

Kategoria e dytë –    205 $

Kategoria e tretë-       90 $

Kategoria e katërtë-   10 $

1\4 e finales

Kategoria e parë –   425$

Kategoria e dytë –  288 $

Kategoria e tretë –   205$

Kategoria e katërtë – 82 $

Gjysmëfinalja

Kategoria e parë – 955 $, e dyta  660 $, e treta  356 $  dhe e katërta  137 $

 

Për vendin e 3-të

Kategoria e parë: 425 $, e dyte: 302 $,  e treta: 205 $, e katërta  82 $

Finalja

Kategoria e parë: 1606 $,  e dyta: 1002 $,  e treta  : 605 $, e katërta : 205 $

 

PELERINA

Ajo që tërhoqi jo pak vëmendjen ishte një detaj, një pelerinë të zezë që Infantino dhe emiri Al Thani i veshën Messin përpara se të bashkohej me pjesën tjetër të ekipit. Pelerina, tunika, që Messi veshi ishte e stolisur me detaje prej ari, që në kulturën arabe simbolizon pasurinë dhe që vishet ne raste speciale.

FITIMET

FIFA fitoi afërsisht 7.5 miliardë dollarë (rreth 7 miliardë euro) të ardhura nga sponsorizimet dhe partneritetet e biznesit në lidhje me Kupën e Botës në Katar, një shumë rekord, e cila tejkalon me 1 milion dollarë (941 mijë euro) përfitimet nga partnerët tradicionalë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Argjentina, si fituese e turneut, merr 40 milionë euro, Franca, si finalist arkëton 30 milionë dhe Kroacia, vendi i tretë, 25 milionë.

FITUESIT

Vendi i Parë –  Argjentina

Topi i Artë – Lionel Messi (Argjentinë)

Këpuca e Artë – Kylian Mbappe (Francë)

Çmimi i lojtarit të ri – Enzo Fernandez (Argjentinë)

Doreza e Artë – Emiliano Martinez (Argjentinë)

Çmimi air Play – Angli

You Might Also Like