LAJME

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ndihmon Komunën e Skenderajit e Mitrovicën pas vërshimeve

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ndihmon Komunën e Skenderajit e Mitrovicën me rastin e vërshimeve

 
Unioni i Bizneseve shqipato-Gjermane përmes zyrës së saj në Prishtinë ka dorzuar pako ushqimore e higjenike
për familjet e dëmtuara nga vërshimet.
Pakot e dedikuara në komunën e Skenderajit janë  pranuar nga shtabi emërgjent dhe nga kryetari Fadil
Nura i cili ka theksuar se këto ndihma nga vëllëzrit tanë janë më së të nevojshme.
 
Poashtu Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane me zyrën e sajë në Kosovë ka ndihmuar edhe komunën e Mitrovicës si shenjë solidarizimi pas dëmëve të shkaktuara nga vërshimet.
 
Kryetari i komunës së Mitrovicës Bedri Hamza është falenderuar për ndihmën e dhuruar për qytetarët
e Mitrovicës të cilët kanë nevojë për këto ndihma.
Si gjithmonë Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane do të jetë krah e lidhje e  fuqishme dhe e qëndrueshme me vendlindjen e popullin  sa herë që kërkohet nevoja.

You Might Also Like