Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli ka marrë sërish ftesë dhe është seleksionuar për ta përfaqësuar Kosovën U21 në dy ndeshjet e radhës miqësore, të cilat do të zhvillohen në Turqi.
Fillimisht ‘Dardanët’ do të përballen me Moldavinë më 24 Mars, ndërsa tre ditë më pas takohen me Turqinë.
Klubi SC Gjilani i uron Oltionit një përfaqësim dinjitoz dhe sa më pozitiv me fanellën ‘Dardane’.