Libri

KITARË E THYER

Xheladin Rexhepi
KITARË E THYER
(Elegji për JG-në)
matanë kah veriu një peizazh i ftohtë janari
në Dubovik dielli ende s’kishte perënduar
brenda kornizave ka hyrë shtëpi e braktisur
dhe plep i harruar i vendlindjes
ura prej druri krejt është kalbur
lumi në sytë e vashës ka shteruar
shqiponjat janë kthyer në flamur
kanjushat në vaj balade
ylberet mbi Kosovë
flutura ëndërrimi për fëmijët
kitarë e thyer ka rënë përdhe
“do të kthehem një ditë moj nënë…”
shamibardhat
gji i japin tokës
troha buke zogjve në qiell
Shkëputur nga libri “Herbarium i bubullimave”

You Might Also Like