Gjilan

Alban Hyseni kujtoi masakrën e Llashticës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit komunal dhe Drejtorët e Drejtorive komunale në 24- vjetorin e masakrës së Llashticës kanë bërë homzhe tek varri i të rënëve.
Hyseni gjatë homazheve kujtoi se masakra e Llashticës ishte një nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit serb dhe se gjaku i të rënëve është gjaku i lirisë.
Mes tjerash, Hyseni tha se kjo masakër është plagë e hapur sepse për mijëra serbë që kanë kryer krime, ende nuk ka veprime nga gjykatat ndërkombëtare.
24 vite më parë, forcat paramilitare serbe vranë 26 banorë të Llashticës, duke mos kursyer as fëmijë e as pleqë.

You Might Also Like