Futboll

Skifterët dhe Intelektualët festuan edhe në këtë mënyrë

 

U tha se ndeshja Gjilani – Drita do të luhet pa shikues, por në shkallët e Stadiumit me bari sintetik të thuash se nuk pati vend edhe pse Gjilani ka respektuar hapësirat e caktuara për ekipin mysafirë (Dritën), gazetarët, udhëheqësit komunalë dhe udhëheqësit e Gjilanit dhe pjesa më e madhe ishte e mbushur me shikues, shkruan kryelajmi.com.

Por ata që mbetën jashtë, i kishin përgatitur befasi njëra-tjetrës, ngase në dy anë të kundërta, Skifterët e Gjilanit dhe Intelektualët e Dritës ishin ngjitur mbi ndërtesa të larta dhe aty shpalosën pankartat e ndezën fishekzjarrët. Mirëpo, ata nuk u lanë të qëndrojnë aty, ngase kanë intervenuar forcat e shumta të policisë, të cilat kësaj radhe ishin më në numër dhe nuk kanë lejuar të ndodh asnjëlloj incidenti. Në fund ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1, rezultat me të cilin më të kënaqur ishin Skifterët. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like