Ka përfunduar gara interesante e Beach Volley 2023, që ka zgjatur dy ditë e ku publiku pati mundësinë të shohë spektaklin e njëmendtë që di të dhurojë vetëm volejbolli në rërë.
Te meshkujt, Erion Bajrami/Ermal Maliqi u treguan të fortë për çiftin Faton Mustafa/Armend Berisha, për t’u kurorëzuar kampionë të Kosovës të volejbollit në rërë. Vendin e tretë e zuri dyshja Shabani/Salihu.
Në konkurrencën e femrave, dyshja Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu u shpallën kampione, pasi në finale mposhtën dyshen tjetër impresive Megi Bislimi/Altuna Ibrahimit me rezultat 2-0 (21-13, 21-17).
Vendin e tretë e zuri ekipi i përbërë nga Valmira Ramadani/Loresa Avdyli.
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ndau trofetë për kampionët e Kosovës në Beach Volley.
Ndërsa, medaljet për ekipet fituese i ndanë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Nikqi, anëtari i bordit Gazmend Husaj dhe drejtori i “Holiday Resort”, Sadik Gashi.
#fvk #volleyball #beachvolley #holidayresort
Pasi u shpallën kampiona Ermal Maliqi ka deklaruar:
Sot ne kampionatin e senioreve ne Beach Volley, arritem te shpallemi kampion dhe ta sigurojme pjesmarrjen ne gara nderkombetare!
Kjo arritje i dedikohet trajnerit dhe njekohesisht shokut tim, Fatlum Hajrizi, per besimin dhe mundesin qe na dha te garojme ne kete kampionat.
Pune e madhe na pret qe te kemi paraqitje sa me te mira ne arenen nderkombetare!
Kryetrajneri Fatlum Hajrizi ka deklaruar:
Në vitin e kaluar isha unë si lojtarë që dola kampion në këtë garë ku e mposhta lojtarin tim që e kisha kunder në finale.
Ishte një ndjejnë e përzier të shikoja në fytyrë duke e ngritur unë kupen në fund dhe jo ai.
Me këtë rast unë edhe zyrtarisht PENZIONOHEM nga garat në beach volley si lojtarë.
Thjesht dua ta lë si KAMPION në fuqi, mirëpo e di që mbrapa në vendin tim do ti lë dy super djelmosha që tashmë janë kampionat e Kosoves.
Është privilegj për mua ti kem këta dy pranë në stërvitje, sepse ne së bashku përjetuam shumë dështime mirëpo nuk u ndalem asnjeherë që triumfimet ti bëjmë së bashku.
Edhe kur shumica nuk besuan tek ju isha unë ai që shumicen e kohes ju tregoja ku e keni vendin.