OPINION

Përmes bisedave informative Serbia instalon pasiguri dhe diskriminim

Shkruan: Refik Hasani

Sot, Shërbimi Sekret Informativ i Serbisë, i quajtur e BIA në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, zonjën Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës dhe aktualisht Këshilltare Politike të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ky është diskriminim i llojit të vet, sepse duke vazhduar me avazim e vjetër si para viteve 1990-ta, pa kurrfarë shkasi kështu Serbia instalon frikë, tmerr e pasiguri edhe te ata shqiptarë që kanë mbetur, të cilët mëtohet të shpërngulen dhe të dëbohen nga trojet e tyre.

Kur i shtojmë edhe ndalesat e ndryshme të mërgimtarëve, marrjen në biseda të aktivistëve dhe veprimtarëve të ndryshëm, kjo dëshmon se është një vazhdim i ndalesave të bisedava të ish luftëtarëve të UÇPMB-ës, të figurave politike, të krijohet pasiguri për popullatën e kësaj krahine, synim Serbia ka të nxisë tensione.

Kujtoj, po ashtu rastin ku në kufirin në mes të Kosovës e Serbisë, në Bërnjak më datën 27 korrik të muajit të kaluar, Kryetarin e Shoqatës ,,Kosova për Sanxhakun’’, Profesorin Ismet Azizit, Shërbimi sekret informativ i Serbisë, i quajtur BIA, e mori në bised informative,duke e ndaluar për tre orë në kufi, dhe parashtrimi i pyetjeve rrethë aktivitetet të tij për dhe lidhur me Krahinën e Sanxhakut.

Shërbimi i Serbisë, jo vetëm nënshtetasit e vetë i ndalon, por edhe nënshtetasit e Republikës së Kosovë i ndalon. 07.08.2023

You Might Also Like