OPINION

TRI DEKADA E SA ME HASAN BUNJAKUN

Shkruan: Sabit Rrustemi 

Dje pasdite ( 22 mars 2024 ) u dha kumti se ndërroi jetë, figura më emblematike e gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku, i cili njëkohësisht ishte një nga veprimtarët e shquar kulturorë të kësaj pjese të Kosovës, po edhe krijues letrar e një institucionalist i shquar i Gjilanit, mungesa e të cilit do të ndihet jo vetëm brenda Familjes që e la të pikëlluar, po edhe mes miqsh e, veçanërisht në jetën tonë publike.
E kam njohur si emër që nga viti 1974 e këndej, kur gazetën e përditshme RILINDJA, ( e cila prej vitesh nuk del më) zunë ta shpërndajnë edhe në Zhegër, e të cilën, unë si fillorist e bleja rregullisht.
Por, për herë të parë me të i shtrënguam duart më 31 tetor 1990, në holin e Teatrit të qytetit të Gjilanit, në sallën e të cilit po mbahej, jo një shfaqje teatri, po një manifestim politik – Kuvendi i parë zgjedhor i degës së LDK-së të Gjilanit, ku unë isha i pranishëm dhe iu kisha jthyer jetës publike, pas nëntë vitesh shkëputjeje, shkaku i një dënimi dhe përndjekje nga pushteti i kohës, për shkakun e një tregimi të botuar në fillim të prillit 1981.
– Të paskan pjekur këto vite, more djalë, e hiç nuk të paskan plakë! Ishin fjalët e para të tij pasi u njohëm së afërmi.
Rrudha krahët, i skuqur pakëz dhe s’dita ç’t’i them pos: “mbase, nuk e di …”
Pas asaj date e këndej, zumë të takoheshim më shpesh. Ai me angazhimet e tija në fushën e gazetarisë, e unë si pjesë e një lëvizjeje politike ku isha bashkangjitur për të ndihmuar sadopak në përmbushjen e kërkesave tona për jetësimin e republikës së Kosovës, angazhim që tashmë e kisjhim shpërfaqur botërisht.
Një urë e madhe afrie mes nesh nuk ishte vetëm i njëjti qytet, apo dhe të njëjtat synime, por edhe shumë miq të përbashkët që i kishim, nga të cilët po i veçoj vetëm dy emra, shkrimtarin Beqir Musliu, të cilin ai e kishte pasur shok klase e banke dhe gazetarin Ilmi Musliu, me të cilin ai punonte në një zyrë dhe për të njëjtën gazetë, e që unë poashtu e kisha pasur shok klase në gjimnazin “Zenel Hajdini”. Dhe, kjo ndikoi shumë në afrinë tonë dhe në angazhimet që sa vinin e dendësoheshin sidomos në fushën e kulturës, ku ishim më të fokusuar, si ai, po edhe unë… e shumë të tjerë, me të cilët pas një viti edhe themeluam Shoqatën e pavarur kulturore të Gjilanit, si një alternativë kulturore në këtë pjesë të Kosovës Lindore, ngase Qendra për kulturë e Gjilanit ishte uzurpuar nga masat e dhunshme të pushtetmbajtësve serbë, të cilët, falë forcës shtetërore i kishin pushtuar të gjitha institucionet lokale e publike, madje dhe ndërmarrjet publike e fabrika, pos popullit që i përkisnim, shqiptarëve.

Nga takimet me bacën Hasan,

siç e quaja unë gjithë, mësova shumë prej tij, sidomos për jetën politike e angazhimet e institucioneve lokale gjatë viteve tetëdhjeta e këndej, për figurat e ndryshme dhe të rëndësishme të Gjilanit me rrethinë, për zhvillimet kulturore që në Gjilan kishin qenë bukur të bujshme, sidomos, “Takimet e majit”, një festival i shoqërive amatore të Anamoravës, “Takimet e vendlindjes”, një festival poetik i shkrimtarëve të kësaj ane dhe miqve tjerë letrar, pastaj Festivalin e teatrove amatore të Kosovës që përvitshëm mbahej në Gjilan, për klubin letrar “Dardania”… e shumë e shumë gjëra të tjera, për të cilat nuk kisha pasur informacione të bollshme dhe tash po i merrja nga dara e parë e iniciatorit të tyre po dhe organizatorit të mirënjohur, bashkë me shumë të tjerë, si Ibrahim Shabani, Ali HurugIca, Isa Jakupi, Sabedin Shahiqi, Izet Kallaba, Nexhmedin Ymeri, Ruzhdi Mehmeti … e plot të tjerë.
Rrethanat politike të viteve nëntëdhjeta dhe veçmas ajo përmbysja e madhe që kish ndodhur në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, na kish lënë tashmë pa këto festivale, dhe ne, bashkë me gjithë të tjerët, po kërkonim alternativa të reja për organizimet tona që na prisnin sidomos në këtë pjesë të jetës, nga më të gjallat thuaja, kulturën, rininë e sportin.

Pa humbur shumë kohë,

filluam dhe i konceptuam nismat e reja të kësaj natyre, duke mos i harruar dhe angazhimet tjera të përditshme, baca Hasan, me Ilmiun në përcjelljen e vlimeve të shumta politike, e unë, si krah i tyre nga subjketi të cilit i përkisja, për vite me radhë.
Nga janari i vitit 1992 filluam me “Flakën e Janarit ….

You Might Also Like