Futboll

Albin Prapashtica thotë se është ambientuar shumë mirë te Drita

Albin Prapashtica, lojtar i ri i Dritës që këtë verë erdhi nga Prishtina në ekipin bardh e kaltër nga Gjilani, thotë se në klubin e ri është ambientuar shumë mirë, bile ai që në ndeshjen e parë në kampionat ia ka dalë që të shënojë.

Prapashtica, i cili ka folur sot në një konferencë shtypi, thotë se bashkëlojtarët e kanë pritur shumë mirë dhe ai po ndjehet i lumtur tek Drita. Më pas ai ka shtuar se gjatë tërë javës kanë ushtruar, ngase Dritën e pret një ndeshje e vështirë, por se lojtarët do të japin maksimumin për të shënuar fitore./kryelajmi.com/.

You Might Also Like