Futboll

I morën një pikë Prishtinës e të rinjtë e Gjilanit mundën t’a fitojnë krejt ndeshjen

photo by: @Shpend Ahmeti

Janë zhvilluar gati 115 minuta lojë e të rinjtë e Gjilanit nuk pësuan gol nga Prishtina e favorizuar. Me më pak fat, të përzgjedhurit e Gentjan Mezanit kanë mundur t’a fitojnë krejt ndeshjen, por armiku i Gjilanit doli të jetë dhoma e VAR-it që për m tepër se dhjetë minuta nuk mundi të vendos për një gol të Gjilanit, për të nxjerrë vizoren e famshme që anuloi golin.

Gjilani, që është përforcuar me disa lojtarë, nuk ka të drejtë inkuadrimi të tyre, andaj është paraqitur me lojtarët e rinj, të cilët ditën të mbrohen në pjesën e parë, ndonëse nuk e patën asnjë rast shënimi.

Për këtë më meritori ishte portieri Bllaca, që disa herë ndali gjuajtjet e sulmuesve të Prishtinë, kurse në një rast tjetër të ekipit kryeqytetas Sinani nuk ia doli të shënojë me kokë, në minutën 31, derisa nga afërsia pak më herët Kryeziu nuk kishte qëlluar portën, ndaj pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Nparaë pjesëlojën e dytë lojë më të mirë bëri Gjilani dhe që në minutën 48 Edison Kqiku ka mundur të shënojë kur ishte i vetmuar para portierit Nika që me këmbë e ndali gjuajtjen e tij. Edhe Prishtina pati dy raste të mira, në minutën 58 Krasniqi gjuajti mbi portë e edhe Kurtaj në minutën 61 e bëri të njëjtën gjë. Gjilani shënoi në minutën 76, kur pas harkimit nga e majta Shehi gjuajti me kokë, topi erdhi deri te Hyseni që nga afërsia e futi në rrjetë, kurse pas dhjetë minuta konsultime goli u anulua.

Në fund, në kohën shtesë edhe njëherë Bllaca dëshmoi cilësitë e tij kur ka pritur gjuajtjen e Kurtajt nga afërsia dhe ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like