Futboll

Armend Dallku: Kemi mundur t’a fitojmë ndeshjen

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se ai nuk është i kënaqur vetëm me një pikë.

“Nuk më kënaq barazimi, pasi krijuam shumë raste shënimi, sidomos në pjesën e parë. Kishim një ndeshje të mirë në pjesën e parë. Por edhe në pjesën e dytë kishim raste për gol. Na la shije të keqe penalltia. Prekja me dorë nga kundërshtari na kthehet për penallti. Gjyqtari kryesor nuk mund t’i shikoj të gjitha, por më habit pse nuk reaguan gjyqtari katërt apo anësori e po ashtu edhe gjyqtarët e VAR-it. Zoti është i madh dhe u prit nga portieri ynë. Kemi dominuar edhe me raste edhe me taktikë. Fitorja do të ishte perfektë për ne”, ka shtuar më tej Dallku.

You Might Also Like