Futboll

Vavalis: E mposhtëm kundërshtarin dhe ngarkesën psikologjike që e patëm

Pas fitores 3:0 ndaj Prishtinës, kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis është ndarë shumë i kënaqur me lojtarët e tij. Ai ka deklaruar:

“Pas tri ndeshje të luajtura baras ishte shumë e rëndësishme që të fitonim, kishim problem psikologjik, andaj jemi të lumtur që shënuam tri herë. Në secilën ndeshje kundërshtarët po luajnë më shumë prapa, andaj edhe e patëm të vështirë në pjesën e parë. Më pas e patë që ditëm të shfrytëzojmë hapësirën e lirë dhe shënuam gola shumë të mirë, gjë e cila na bënë të lumtur për ndeshjet në vazhdim.”/kryelajmi.com/.

You Might Also Like