Gjilan

LDK: Ekzekutivi i Gjilanit injoron personat e verbër duke mos e shënuar Ditën Botërore të Alfabetit të të verbërve

As këtë vit e për faqe të zezë, Komuna e Gjilanit nuk e ka shënuar në asnjë formë 4 janarin, Ditën Botërore të Alfabetit të Braille.
Pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës për respektimin e ditëve të veçanta kalendarike të personave me aftësi të kufizuara, institucionet lokale të udhëhequra nga z. Hyseni, shpërfaqën edhe njëherë arrogancën ndaj këtij komuniteti duke injoruar aktivitetin e tyre.
Më këtë rast kreytari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë personat e verbër për këtë ditë, veçanarisht kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Dega në Gjilan, mikun e tij z. Bajram Spahiu, për këtë ditë të rëndësishme për komunitetin.
Barazi për të gjithë sepse Zoti na ka falë të barabartë. Pa dyshim që mund të lexojmë ndryshe e të edukohemi njëjtë, tha kryetari z. Haziri.
4 Janari shënohet si Dita Botërore e Shkrimit Braille e cila përkon me datën e lindjes së Luis Braille 4, janar 1809 krijuesi i këtij sistemi shkrim për personat e verbër.
Alfabeti i Braille u përdor për herë të parë nē vitin 1829, kurse libri i parë me këtë ulfabet u botua me 1837-të.
Në vitin 1955 UNESCO shpall Alfabetin Braille universal, për të verbërit në mbarë botën.
Anën tjetër Deklarata e Kombëve të bashkuara Bashkimi europian dhe ShBA-t kan garantuar që të verbërit kan të drejtë të plota të informohën nga të gjitha shërbimet zyrtare, vetëmse me anë të shkrimit Braille
Andaj, hajde të lexojmë ndryshe e të edukohemi njëlloj.

You Might Also Like