Futboll

Ish-qendërsulmuesi i Dritës kalon te Dinamo City

Ardit Tahiri është larguar nga Drita dhe është prezantuar te Dinamo City në Shqipëri.

21-vjeçari ishte në dy vite e gjysmë pjesë e Dritës, derisa karrierën do ta vazhdoj te skuadra e madhe shqiptare.

Njoftimi i plotë nga Dinamo City:

Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!

21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim.

Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore.

You Might Also Like