Gjilani – Llapi 0:1 (0:0)
Loja edhe mund të humbet nga një kundërshtar i dobët, ngase nganjëherë ose fati t’a kthen shpinën ose rrethanat janë të atillë që përkundër angazhimit, dëshirës thjesht nuk mund të fitosh, por ajo që është parë sot te SC Gjilani shikuesit i lë në mëdyshje.
Pa kurrëfarë motivi, pa angazhim, me gjuajtje nga largësia sa për të thënë se po tentojmë diçka e me një lojë më tepër të luajtur prapa se sa para e tillë ka qenë loja e Gjilanit, ndaj Llapit që dorën në zemër kurrë nuk ka qenë më i dobët se sa sivjet.
Te Gjilani asgjë nuk funksionoi, mesfusha tejet e ngadalshme, sulmi inegzistent e mbrojtja me plot virima.
Pa raste shënimi nga asnjëra palë, Llapi në një sulm paksa më serioz ia doli të shënojë nëpërmjet Kushtrim Shabanit në minutën 82, pas një harkimi të Festim Alidemës, derisa edhe pas golit të pranuar lojtarët e Gjilanit luanin sikur të mis kishte ndodhur asgjë dhe humbja e dytë radhazi për Gjilanin është alarm se duhet të ndërmerret diçka.