Gjilan

Si e mori vesh në burg Lutfi Haziri se kishte ndodhur Masakra e Reçakut

Rrëfim i Lutfi Hazirit :

Për masakrën e Reçakut më tregoi dy ditë më vonë avokati dhe engjëlli im mbrojtës, Bajram Kelmendi, i cili erdhi për të më vizituar pasi po mbahesha në burg nga regjimi i Serbisë si i burgosur politik.

Lajmi ishte trishtues, por intimisht të gjithë të burgosurit kemi qenë të bindur se ky akt makabër ishte edhe akt kapitullimi i Serbisë dhe tashmë çlirimi dhe liria dukej në horizont.

Ashtu edhe ndodhi. Ambasadori Ëilliam Ëalker, pasi pa me sytë e tij këtë akt çnjerëzor, nuk ngurroi ta përshkruaj si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Pas pak javëve ndodhi intervenimi i NATO-s, për të ardhur liria e më vonë pavarësia. Lavdi e përjetshme!

You Might Also Like