PDK që rreth vetit ka tubuar shumë parti të vogla, ia ka dalë që të arrijë koalocion edhe me AAK-në dhe Nisma, duke i ofruar AAK-së postin e kryeministrit të Kosovës, por edhe duke i dhënë partnerëve të kioalicionit gjysmën e listës për deputetë. Nga Gjilani në listën e PDK-së do të ketë dy kandidatë.
Kështu Zenun Pajaziti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, i cili njëherit ishte deputetë në Kuvendin e Kosovës, bile duke qenë edhe shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, sërish do të mëtoj një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë listë ka zënë vend edhe një kandidate e re, Leonora Morina – Bunjaku, aktualisht këshilltare në Asamblenë Komunale të Gjilanit. Leonora Morina – Bunjaku është me profesion mësimdhënëse e Gjuhës Angleze në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.