Gjilan

23 vjet nga rënia heroike e Ibrahim Uruqi-Hushi

Kalojnë vitet, kalojnë edhe shekujt – e kujtimi për dëshmorët e kombit mbetet i freskët në kujtesën tonë historike.

Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë, ndërsa dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martirë.

Ibrahim Uruqi ishte ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart deri në piedestalin e vetë flijimit.

“Hushi” lundroi mbi detin e gjakut të flijuar për liri, ai jetoi e luftoi për popullin që aq shumë e deshti sa që i’a fali jetën këtij populli liridashës.

Ibrahim Uruqi ra për të mos vdekur kurrë në Betejen e Marecit, ku gjaku i tij ka një emër që quhet liri.

Ishte ditë e kobshme e 21 prillit të vitit 1999, në lagjen e Bullovitve ku ra në altarin e lirisë, duke luftuar si luan përballë armikut serb për ta shfarosur armikun shekullorë, që brezat e ardhshëm ta gëzojnë lirinë, të cilën e pritëm me shekuj të tërë.

Ibrahim Uruqi-Hushi – ishte një kolos i lirisë, ai në asnjë moment nuk iu nënshtrua pushtuesit serb edhe atëherë kur e kishin burgosur, ishte betuar se jetën e tij do t’ja falë vetëm lirisë, se më e ëmbël se liria për të nuk kishte.

Ibrahim Uruqi pas vete la bashkëshortën, vajzën Albulenën dhe djalin Endritin – i cili ndihet krenar me babin e tij.

“Jam krenar që babai im një jetë i’a ka kushtuar idealit shekullor për ta mposhtur armikun e përbetuar Serbinë.
Jam krenar me babën tim dhe me të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën jetë për lirinë e Kosovës”.

Sot me krenari e dinjitet, shkolla fillore në fshatin Bresalc mban emrin e të pavdekshmit, dëshmorit të kombit Ibrahim Uruqi-Hushi.

You Might Also Like