Viti

Nis trajnimi i regjistruesve në kuadër të projektit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Sot në Viti, ka filluar trajnimi i regjistrueseve në kuadër të projektit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024), që do të zhvillohet nga data 05 Prill deri më 17 Maj 2024. Me këtë rast zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, në emër të komisionit komunal për regjistrim, ka theksuar rëndësinë e këtij procesi duke shtuar se pas përfundimit të trajnimit do të filloj edhe realizimi i këtij projekti të rëndësishëm, jo vetëm për komunën por edhe për vendin. Ai gjithashtu shtoj se është shumë e rëndësishëm që procesi i regjistrimi të përkrahët nga të gjithë pa dallime. Përndryshe bëhet me dije se nga komuna e Vitisë do të ndjekin trajnimin në fjalë 92 regjistrues.

 

You Might Also Like