Futboll

Drita sërish pëson gol në minutën shtesë

Drita ka barazuar me Dukagjinin në Klinë dhe ka bërë edhe një hap prapa në luftën për titull kampioni ku po lufton bashkë me Ballkanin e Llapin.

Në  një ndeshje tejet interesante, bardh e kaltrit më mirë e kanë menaxhuar lojën deri  në minutat shtesë të ndeshjes, kur sërish ishin të pafat.

Momenti kyç në pjesën e parë ishte në minutën 31, kur Baftiu ka harkuar nga e majta dhe në brendi të zonës Hugo qëlloi topin me kokë dhe e futi në portë të vet për rezultatin 0:1.

Në pjesën e dytë loja u nxeh edhe më shumë, por lojtarët e Dritës ditën të mbrohen, por në fund u dhanë tetë minuta shtesë dhe kur pritej që gjyqtari të jap  shenjë se ndeshja ka përfunduar, pas një harkimi të gjatë dhe tollovisë së krijuar në minutën e 100 të ndeshjes, Elezaj ia ka dalë që të barazojë rezultatin në 1:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like