ARSIMI

Certifikohen nxënësit në modulin IT Essentials

Grupi i parë i nxënësve të klasave të 11-ta në degën e Sistemeve të IT-së, të Shkollës së Mesme Teknike    ” Mehmet Isai” të Gjilanit, janë certifikuar në modulin IT Essentials. Kjo është bërë e mundur pas akreditimit të shkollës sonë “Mehmet Isai” nga CISCO Academy, pasi që edhe trajnimi është dizajnuar nga CISCO Academy, për t’iu dhënë njohuritë e nevojshme bazike nxënësve për fushën e IT-së.

Drejtoresha e shkollës, znj. Lumnije Tahiri dhe mësimdhënësit Labinote Shabiu e Afrim Rexhepi, në cilësinë e instruktorëve, kanë shpërndarë certifikatat për një pjesë të nxënësve që kanë ndjekur trajnimin e CISCO Academy në modulin IT Essentials. Sipas tyre, në muajin shtator do të vazhdohet me grupet e reja.

Nxënësit e rinj të cilët kanë përfunduar shkollën fillore dhe të cilët do të zgjedhin profilet e shkollës sonë “Mehmet Isai” do të mund ti ndjekin falas trajnimet nga CISCO Academy. (ab).

You Might Also Like