Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë, ka pritur sot në takim zyrtarin e Qendrës së Regjistrimit Civil në Viti, Xhevat Lala, i cili sot ka shënuar 65-vjetorin e lindjes dhe është pensionuar.
Kryetari Haliti e ka falënderuar z. Xhevat Lala për kontributin e dhënë per keto 23 pune vite për institucionet komunale dhe më gjerë, duke e cilësuar si shembull i shërbimit të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, dhe vullnetin e pa shoq për punë të përgjegjshme e me përkushtim të plotë.
Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në institucionet komunale ndër vite, kryetari i ndau një mirënjohje.Aziz Zuka