Futboll

Te Vllaznia e Pozharanit shkon kryesia e vjetër, vjen e reja

Qytetarë të Pozhoranit, tifoz të klubit KF Vllaznia, dhe të gjithë sportëdashës!
Pas zhvillimeve që tani më janë të njohura në publik që kanë ndodhur me Klubin e Futbollit “KF Vllaznia” po ashtu vendimet e marra nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes organeve të saja, njoftojmë publikun që si kryesi marrim përgjegjesinë dhe lirojmë pozicionet tona duke dhënë dorëheqje.
Në takimin e mbajtur sonte,gjithashtu u krijua kryesia e re e klubit,ku kryetar u emërua z.Halit Alidema.
Ndersa Kryetar i Kuvendit u zgjedh z.Ali Ramiqi.
Tani i mbetet kuvendit të klubit ti emëroj strukturat e reja udhëheqëse.

You Might Also Like