Gjilan

Nis ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”

Po vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. Kjo po bëhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për qytetarët.
Po ashtu po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”, pas asfaltimit final të kësaj rruge.
E për të parë nga afër nisjen e punimeve, kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës Luan Aliu e Arjeta Rexhepi dhe drejtorët komunalë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në vlerë prej mbi 330,000 euro po ndërtohen rrugë në lagjen “Dheu i Bardhë”.
I pari i komunës, tregoi se rrugët që do të ndërtohen janë: “Avni Rrustemi”, “Rifat Hamiti”, krahu 1, krahu 2, “Gustav Majer”, “Shyt Mareci”  “Aleks Buda”,  “Afrim Maliqi” dhe rruga “Vëllezërit Frashëri”.
Kryetari i Gjilanit, tregoi se gjithashtu, kanë vizituar edhe punimet finale në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”.
“Për çdo ditë, në çdo lagje”, tha Alban Hyseni.

You Might Also Like