Futboll

Gjilani luan të shtunën, Drita të dielën

Këtë fundjavë, në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet xhiroja e trembëdhjetë, në të cilën priten ndeshje shumë interesante si për kreun e tabelës, ashtu edhe për mbetje në ligë.

Dy ekipet gjilanase do të kenë punë të vështirë në këtë xhiro, si Gjilani që luan në fushë të vetë ashtu edhe Drita që luan jashtë.

Gjilani, ekip që nuk po luan në një formë të mirë, këtë të shtunë me fillim në ora 13, në Stadiumin me bari sintetik do të përballet me Suharekën. Gjilani vije nga një humbje shokuese ndaj Dukagjinit në fushë të vet dhe me të gjitha forcat duhet të kërkojë fitoren për të ikur nga fundi I tabelës, derisa Suhareka gjendet në mesin e tabelës.

Drita, që këtë të mërkurë zhvilloi një ndeshje të mbetur ndaj Prishtinës, në fund të ndeshjes e lëshoi fitoren nga dora, andaj u desh që të kënaqet me vetëm një pikë. Ajo kthimin te fitoret do t’a kërkojë në Ferizaj, me ekipin nga I njëjti qytet. Drita për momentin është në pozitën e dytë me pikë të barabarta me të parin Ballkanin dhe të tretën Malishevën, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ferizaji është në pozitën e tetë. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielen me fillim në ora 13./kryelajmi.com/.

You Might Also Like