Gjilan

Hyseni: Mbi 300 mijë euro më shumë subvencione për të rinjtë, sportistët e artistët se më 2021

Të rinjtë, sportistët dhe artistët e Komunës së Gjilanit, kanë përfituar mbështetje shumë më të madhe se në vitet paraprake. Po ashtu përmirësime progresive kanë ndodhur edhe në infrastrukturën e këtyre fushave.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregon se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka pasur aktivitete të shumta për promovimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore.

“60 mijë euro e kishim buxhetin e planifikuar më 2021, derisa më 2022 e kemi rritur në 175 mijë euro, më 2023 në 280 mijë euro dhe më 2024 kemi arritur në vlerën e mbi 360 mijë euro për subvencionim të kulturës, rinisë e sportit”, tha Alban Hyseni.

Kreu i komunës, tregoi se vitin paraprak patën 300 mijë euro më shumë sesa më 2021.

Sipas tij ishin 19 thirrje publike nga DKRS-ja, ku nga fillimi i mandatit deri tash, ku dhe ndarja e mjeteve është bërë në mënyrë transparente.

“Derisa subvencionim i veçantë ofrohet për “Flakën e Janarit”, ku mjetet janë ndarë para mbajtjës së organizmit. Po ashtu subvencionet për programin e Galerisë së Arteve dhe subvencionet për më të mirët e vitit, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se subvencionet tjera përfshijnë kategoritë e veçanta, OVL-të dhe manifestimet e ndryshme për dëshmorët, si dhe subvencionimi i ekipeve që luajnë në Superligë, subvencionimi i Orkestrës Frymore si dhe mbështetja e vazhdueshme me transport për të gjitha ekipet e sportit dhe tifozëve.

Më tej ai tregon se është bërë digjitalizimi i një pjese të madhe të fushës e jetës kulturore në Gjilan (arkiva kulturore): ai i Muzeut Rajonal dhe Muzeut Etnologjik, ish-Burgu, ku mund të shihen në mënyrë të digjitalizuar në 3D.

Projekti tjetër ishte edhe digjitalizimi i bibliotekës dhe pasurimi me tituj të rinj, ku janë mbi 20 milionë tituj të qasshëm dhe në proces është furnizimi me tabletë të mençur Digjitalizimi (Realitet virtual) 360*.

Kryetari lavdërohet me realizimin e projektit kapital për ndërtimi i Kult Qendrës ( Teatër, Galeri dhe hapësira të tjera të reja, ku po ashtu pritet të bëhet funksionalizimi i Kinemasë) ku vlera ë këtij projekti është 1.2 milionë euro.

“Është nënshkruar kontrata me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, për rinovimin e Palestrës së Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.

I pari i komunës, shtoi se po ashtu do të nis renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër, ku është shpallur tenderi në prokurimi për renovim. Hartimi i projektit për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Cërnicë, ku renovimi do të nisë gjatë këtij viti dhe se mjetet janë të ndara.

Sa i përket “Flakës së Janarit”, kryetari Alban Hyseni, tregoi se janë mbajtur 7 dëgjime publike me komunitetin artistik për ristrukturimin e manifestimit, e që pastaj janë inkor poruar të gjitha në thirrjen publike, në mënyrë që festivali të jetë ashtu siç e duan artistët.

Më tej kryetari, tha se janë në hartim e sipër dy projekte ai për renovimin e Teatrit të Qytetit dhe tjetri për Sallën e hapur koncertale.

Në proces e sipër është themelimi i Galerisë së Arteve të Qytetit, ndërsa në proces është Themelimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Qytetit, i cili nuk po votohet nga Kuvendi Komunal.

You Might Also Like