Gjilan

Hyseni: Qeveria e Kosovës po e përkrah Komunën e Gjilanit

Dje pata nderin të pres Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në komunën tonë. Vizitat i filluam nga fabrika prodhuese e kompanisë “Jaffa Plus”, ku pamë nga afër punën e palodhshme të 120 punëtorëve të kësaj fabrike. Jaffa Plus është një model i qartë i suksesit që i jep shtysë ekonomisë lokale dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Nga aty vazhduam tek Shkolla e Muzikës në Gjilan, ku në praninë e qindra qytetarëve gjilanas, Kryeministri, së bashku me ministrat, ndanë arritjet dhe përpjekjet e realizuara gjatë këtyre katër viteve, nën moton “Nga zotimet te progresi”. Në këtë tubim u prezantuan edhe shumë prej arritjeve të komunës së Gjilanit në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, ku gjatë 4 viteve të fundit janë realizuar dhe financuar projekte të ndryshme me një vlerë totale prej 130 milionë eurosh.
Qytetarët shprehën vlerësimet e tyre për punët e kryera dhe zotimet e realizuara, si dhe entuziasmin e lartë për projektet e reja që na presin në 4 vitet e ardhshme.
Jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përkrahjen e komunës sonë dhe projekteve tona.
Nga këtu ju ftojmë të na bashkëngjiteni në tubimin e fushatës më 18 Janar në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta”!
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like