Gjilan

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të KFOR-it amerikan

 

Gjilan, 14 janar 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, së bashku me prokurorin nga Departamenti për Krime të Rënda z. Isuf Sadiku, kanë pritur në takim përfaqësues nga Zyra Ligjore e KFOR-it amerikan, kapitenin z. Ryan Adams dhe kapitenen znj. Laura Eckstein.

 

Në fillim të takimit kryeprokurori Kadriu dhe prokurori Isufi falënderuan përfaqësuesit e KFOR-it amerikan për vizitën dhe i njoftuan të njëjtit lidhur me punën, organizimin, funksionimin dhe kompetencat e kësaj prokurorie.

 

Po ashtu, u vlerësua roli i tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit gjatë realizimit së detyrave të tyre dhe u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes vete.

You Might Also Like