Gjilan

Togeri Ismet Hashani vazhdon pushtimin e majave të larta

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit bashkë me vëllain e tij Avniun ka arritur edhe një sukses, duke dëshmuar se është i përgatitur fizikisht për të pushtuar edhe majat më të larta.

Pas shumë sfidave që kishte kaluar si ngjitjen në Mont Everest, në njërën nga lartësitë e saj, më pas edhe ngjitjen në Kilimanxharo në Afrikë dhe maja të tjera botërore, kësaj radhe bashkë me të vëllain, Avniun janë ngjitur në majën e “Bistros” 2651 metra lartësia mbi detare, në parkun nacional të Sharrit nga ana e Prevallës.

“Bora që kishte mbuluar majën ishte bukur sfiduese dhe e rrëshqitshme”, ka theksuar togeri Ismet Hashani, por përkundër vështirësive, ai edhe kësaj radhe ia doli. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like