Musa Selimi, ish-kryetrajner i disa ekipeve në Kosovë, ka marrë drejtimin e Flamurtarit të Prishtinës, ekip ky që nuk po kalon nëpër formë të mirë.
Ai është parë sot teksa ka udhëhequr seancën stërvitore të ekipit nga kryeqyteti i Kosovës. Në postin e kryetrajnerit të Flamurtarit, ai do të zëvendësojë Erdin Hashanin, lojtar që më herët kishte luajtur edhe për Dritën, i cili deri më të tashti ishte ulur në bankinën e Flamurtarit, por që ishte tërhequr para disa ditëve.
Musa Selimi, që më herët ishte lojtar i Gjilanit, në cilësinë e kryetrajnerit ka qenë te Gjilani, Drita, KEK-u, Feronikli, ishte trajner edhe në ekipe të femrave, sikurse që ishte edhe dekan i Fakultetit të Shkencave Sportive.