Me ftesën e kryesuesit të Kuvendit Komunal z.Kushtrim Kadriu, kryetari i PDK-së në Gjilan z. Riad Rashiti bashkë me shefin e asambleistëve z.Bujar Nevzadi, morën pjesë në takimin e përbashkët me subjektet tjera politike, me të vetmin motiv- miratimi i buxhetit komunal për vitin 2025.
Z. Rashiti, paraqiti qëndrimet e qarta të PDK-së, që janë aspektet ligjore dhe procedurale në interes të projekteve zhvillimore për komunën.
Njoftojmë opinionin publik, që vullneti jonë politik siç ka qenë në të kaluarën është edhe tash, zhvillimi, integrimi e fuqizimi i komunës në çdo sektor.
Prandaj, opozita nuk e ka as edhe një barrë të ngecjes e dështimit të kësaj qeverisje.
Edhe ne, si të gjithë akterët e tjerë tashmë përgjigjen po e presim nga Kryetari i Komunës, dhe partia e tij, sepse siç u shpreh në takim i pari i Komunës, miratimi për çështjet, kërkesat tona ligjore, duhet të kaloj në selinë e partisë së VV-së.
Të nderuar qytetarë, për hir të së vërtetës, ju informojmë, që kërkesat nga ne si subjekt politik të bëra ditë me parë, e të cilat janë dokumente zyrtare të Komunës, z. Hyseni, i prezentoi në takim, por nuk i ndau me ne. Si rrjedhojë edhe për ato dokumente po kërkohet miratimi i kryesisë së LVV-së!
Pra, në vazhimësi PDK-ja vazhdon të mbetet konstruktive, në interes të çdo qytetari të Komunës.