Gjilan

Kryetari Hyseni: Një qerek shekulli padrejtësi për “Rrugën Qarkore”, merr fund me qeverisjen e tonë

Pas 25 vjetësh që kur ka nisur ndërtimi i “Rrugës Qarkore” në Gjilan, tash pritet të bëhet kompensimi i pronarëve për toka e tyre dhe rindërtimi i tërësishëm e kësaj arterie të rëndësishme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: 25 vjet–një qerek shekulli padrejtësi për “Rrugën Qarkore” merr fund me qeverisjen e tonë.

“Për tre vjet, kemi paguar 11 milionë euro borxhe dhe tashmë po i japim zgjidhje një projekti që ka dëmtuar qytetarët tanë për shumë vite”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se po bëhet rregullim i padrejtësive 25-vjeçare dhe rindërtim i njërës nga rrugët më të rëndësishme për qarkullim.

Kryetari Hyseni, tregoi se në qarkoren ekzistuese, do të realizohen: rruga e re, kanalizimi atmosferik, shirit i biçikletave, trotuar dhe ndriçim modern.

“Punët e mira vazhdojnë, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.

Ndërsa Bekim Salihu, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, tregoi se Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejshëm të shpronësimit të parcelave që preken nga projekti “Qarkorja e Vjetër”.

https://www.facebook.com/share/r/1C74gddu1Y/

You Might Also Like