Muzikë

Pritje për artisten e re Ilda Nuhiu

Drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu, së bashku me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, mirëpritën për t’i uruar për suksesin e jashtëzakonshëm artisten e re Ilda Nuhiu  dhe profesoreshën e saj Arta Haziri Nuhiu , pas paraqitjes së tyre të suksesshme në festivalin prestigjioz “Golden Voice” në Maltë . Ilda përfaqësoi me krenari Kosovën , duke u renditur e para në kategorinë e saj mes 150 konkurrentëve nga 21 shtete të ndryshme, me një performancë të paharrueshme që fitoi çmimin kryesor .
Të rinjtë e qytetit tonë vazhdojnë të na bëjnë krenarë me talentin dhe përkushtimin e tyre – ne do t’i mirëpresim dhe mbështesim gjithmonë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit!

You Might Also Like