“Edhe pse qështja e kampionit u mbyll, FC DRITA do ta respektojë garën, normal që do mundohemi të japim maksimumin edhe për ndeshjen e nesërme”, tha kryetrajneri ynë, Zekirija Ramadani.
Ndonëse, për klubin tonë gara ka përfunduar dhe matematikisht jemi kampion, ka ende nseshje për t’u zhvilluar dhe gara është e hapur, sidomos për pjesëmarrjen në Evropë.
“Kemi dëmtime, kemi suspendime, por do të mundohemi që këto 4 ndeshjet e fundit që kanëmbet të provojmë se a do të vazhdojmë me ta në edicionin e ardhshëm apo të bëjmë ndryshime. Kanë mundësi të përgatiten për 1 muaj, por edhe të përgatitemi për këtë ndeshje, të shohim ku është gjendja e tyre, e disave që nuk kanë pushuar tërë vitin, e disa nuk janë inkuadruar fare. Apo para edhe me drejtorin për prurjet e reja për garat evropiane”, ka thënë Ramadani.
“Ata që kërkojnë dhe dojnë që DRITA nuk do të luaj sikur që ka luajtur deri sot, por neveve nuk na interesojnë kërkesat e njerëzve nga jashtë. Respekt garës që në fillim 100%, por so t’i japim hapësirë edhe futbollistëve, qe nuk kanë pasur minutazh”, ka thënë Ramadani.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani kishte disa fjalë edhe për lojtarin që u lëndua dje Oltion Bilalli, për të cilin tha se Olti ka një zemër të madhe dhe po ashtu do të zgjohet më i fortë se kurrë.