Futboll

Humbin Vitia e Dardana

Kanë përfunduar  ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B me ç’rast janë shënuar rezultate tejet interesante.

Në Grupin B fitore tejet të rëndësishme kanë shënuar dy skuadrat kryeqytetase përballë atyre nga Anamorava. Flamurtari e ka mposhtur Dardanën, sikurse ka bërë edhe 2 Korriku ndaj Vitisë, me rezultat identik 2-1.

Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe KEK-u ndaj Ramiz Sadikut.

Grupi B

2 Korriku – Vitia 2-1
KEK-u – Ramiz Sadiku 2-1
Flamurtari – Dardana 2-1

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like