Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka mbajtur gara këtë fundjave, që ishin të nivelit C.
Në këto gara, Klubi Gjimnastikës “Halil Alidema” Gjilan -Viti mori pjesë me 14 gjimnaste, 7 gjimnaste nga klubi nga Vitia dhe 7 nga klubi nga Gjilani.
Siç thekson pedagogu i Kulturës Fizke dhe Sportit dhe trajneri i këtij klubi, Hazir Alidema, dy klubet u pajisën me 10 medalje.
Suksesin më të madh në një konkurrencë shumë të madhe, Vendin e Parë në disiplinën Parter dhe Vendin e Tretë në Kapërcime e zuri gjimnastja nga Vitia, Sara Ramadani.
Dua Demiri zuri vendin e dytë parter. Në kapërcime Klea Vokshi u pajis me dy medalje. Me medalje u shpërblyen edhe Nejla Mehmeti, kapërcim, Tara Ramadani, parter Glina Avdyli, kapërcime, Arina Doberjanca, parter.
Ky është sukses i gjimnastikës së Gjilanit e Vitisë. Klubi bënë gara në Federatën e Gjimnastikës së Kosovës që nga viti 2015./kryelajmi.com/.