Shkruan: Enver Sadiku
Katër xhiro para përfundimit të Kampionatit të Kosovës në Futboll, FC Drita ishte shpallur kampione e Kosovës në futboll, duke lanë qysh herët pas Ballkanin, Malishevën, Gjilanin e ekipe të tjera që patën paralajmëruar luftë të paepur për titull deri në fund.
Ekipi bardh e kaltër, në nismë të kampionatit kishin bërë përforcimet më të qëlluara, derisa kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe ndihmësit e tij ditën që sigurt, pa oscilime dhe me urti të ruajnë epërsinë që kishin ndaj pretenduesëve të tjerë. Në konferencat e rregullta me gazetarë, drejtuesit e Dritës gjithnjë ishin të matur dhe nga ndeshja në ndeshje vargonin sukseset e fundin e pritën të qetë, kurse festën e titullit kampion e bënë shumë madhështore.
Këto janë statistikat e Dritës në Kampionatin e Kosovës 2024/2025
Pas përfundimit të kampionatit, Drita u rendit në tabelë në vendin e parë me 74 pikë të fituara, dymbëdhjetë më shumë se Ballkani që ishte i dyti dhe 21 më shumë se Malisheva, që mbeti e treta. Drita pati një goldallim 33 plus, ngase në 36 ndeshje ia doli që të shënojë 59 herë, ndërsa pësoi 26 herë. Në fund doli se Drita kishte sulmin e dytë më të mirë në ligë (Ballkani shënoi 61 herë), por mbrojtja e saj ishte më e mirë në ligë.
Pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, FC Drita nga 108 pikë të mundshme ka marrë 74 sosh, apo 68.52 përqind të pikëve. Gjatë kampionatit, Drita ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 59 herë, apo mesatarisht 1.64 gola për ndeshje, kurse sa i përket golave të pranuar, porta e Dritës u mposht 26 herë apo mesatarisht 0.72 gola për ndeshje.
Portierët i Dritës, Maloku, Smakiqi e Matoshi në 15 ndeshje e mbajtën rrjetën të paprekur, kurse sulmit efikas të Dritës i prinë Dabiqaj, Manaj e Be. Krasniqi, që shënuan nga 10 gola në portat kundërshtare. duke mos anashkaluar këtë të fundit që bashkë me Arb Manajn ishin asistuesit më të mirë të Dritës me nga 6 asiste.
Drita u shpall kampione, kurse në Kupën e Kosovës u eliminua nga Prishtina në gjysmëfinale. Këto janë të gjitha rezultatet e FC Drita:
Drita – Malisheva 2:1
Prishtina – Drita 1:1
Drita – Suhareka 4:2
Drita – Ferizaj 3:1
Llapi – Drita 1:0
Ballkani – Drita 0:1
Dukagjini – Drita 0:2
Drita – Gjilani 1:1
Feronikli – Drita 0:0
Malisheva – Drita 0:0
Drita – Prishtina 3:0
Suhareka – Drita 1:2
Ferizaj – Drita 1:2
Drita – Llapi 3:1
Ballkani – Drita 2:3
Drita – Dukagjini 2:0
Gjilani – Drita 1:0
Drita – Feronikli 2:1
Pranverë
Drita – Malisheva 2:0
Prishtina – Drita 3:3
Drita – Suhareka 2:0
Drita – Ferizaj 2:0
Llapi – Drita 1:0
Ballkani – Drita 2:0
Dukagjini – Drita 1:1
Drita – Gjilani 4:0
Feronikli – Drita 0:1
Malisheva – Drita 1:0
Drita – Prishtina 2:0
Suhareka – Drita 1:2
Ferizaj – Drita 2:1
Drita – Llapi 1:0
Ballkani – Drita 1:1
Drita – Dukagjini 0:1
Gjilani – Drita 0:0
Drita – Feronikli 4:1