Sot më datën 04.06.2025 në SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan u mbajt një orë letrare e organizuar nga Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës, dega në Gjilan.
Orën letrare e udhëhoqi kryetari i shkrimtarëve, dega në Gjilan, Hysen Këqiku dhe mësimdhënëset dhe krijueset e shkollës, Myrvete Haziri-Bucolli dhe Bleonë Arifi.
Në orë letrare interpretuan dhe recituan një numër i madh nxënësish.
Ora kishte karakter garues, ku nxënësit më të merituar u shpërblyen. Falënderojmë edhe krijuesit mysafire të cilët u paraqitën me krijimet e tyre si: Mehmetali Rexhepi, Naser Kastrati, Sadbere Gagica-Spahija, Lavdije Shkodra, Myrvete Haziri-Bucolli, Bleonè Arifi si dhe drejtoresha e shkollës Blerina Gashi – Halili edhe ajo shpalosi një poezi të cilën e kishte kujtim nga babai me të cilin e kishin shkruar kushtuar nenës.
Pra, kjo shkollë është burim i krijuesve dhe interpretuesve të cilët i sjellin edhe cicërimat e para të stinës.
Mysafir në këtë orë letrare ishte edhe piktori Zeqirja Rexhepin nga Kanadaja./kryelajmi.com/.