Gjilan

Lajm i mrekullueshëm për nxënësit e shkollave profesionale në Gjilan

Është arritur marrëveshja dhe është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet DKA-së dhe Kompanisë “Albimi LTD” SH.P.K., që do t’u mundësojë nxënësve të shkollave profesionale, punësim sezonal gjatë pushimeve verore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Drejtori i Arsimit, z. Shpend Nuhiu, vizitoi nga afër këtë biznes inovativ të prodhimit të biçikletave 🚲 në qytetin tonë, duke parë mundësitë konkrete për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Ky bashkëpunim është një hap domethënës në fuqizimin e arsimit profesional dhe afrim të shkollës me ekonominë lokale.

Inkurajojmë edhe kompanitë e tjera prodhuese që të na bashkohen në këtë mision për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë tanë!

Më shumë mundësi, punë dhe motivim për të rinjtë tanë!

You Might Also Like