Më 2 korrik 1999, ra heroikisht Bashkim Selishta, një djalë i ri që zgjodhi pushkën mbi heshtjen, lirinë mbi jetën. Ai iku fizikisht, por u bë simbol i sakrificës, i guximit dhe i krenarisë sonë kombëtare. Bashkimi ishte simbol i vendosmërisë, i guximit dhe i një dashurie të pastër për atdheun.
Në moshë të re, ai la gjithçka pas, familjen, ëndrrat, dhe jetën për të qenë pjesë e luftës së shenjtë për çlirimin e Kosovës. Flijimi i tij nuk ishte fund, por fillimi i një lirie që sot ne e gëzojmë. Gjaku i tij shkroi faqe historie, një histori që s’harrohet kurrë. Përjetësisht në zemrat tona, Bashkim!
Lavdi e përjetshme!