Gjilani ka shënuar fitore në ndeshje miqësore ndaj Balkanit 0-1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi i ri i Skifterave, Mehdi Çoba, i cili iu bashkua Gjilanit nga Vllaznia e Shkodrës, duke treguar menjëherë cilësitë e tij në repartin ofensivë.
Por momenti kulmor i ndeshjes erdhi në minutën e 85-të, kur portieri Vokli Laroshi u shndërrua në hero duke pritur një penallti të gjuajtur nga mesfushori brazilian i Ballkanit, Giovanni.
Me këtë paraqitje, Gjilani dërgon sinjale të qarta se do të jetë një kundërshtar i fortë dhe ambicioz në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.