Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim ish drejtorin komunal, Ajet Sallahu me rastin e pensionimit të tij. Me këtë rast kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e tij shumë vjeçar që ka dhënë për vendin jo vetëm në institucionin e komunës por edhe në institucionet tjera përfshirë shoqatat humanitare bamirëse. Pos fjalëve miradije për punën e tij të palodhshme, kryetari Haliti i ka ndarë atij një mirënjohje. Ai e falënderoj z.Sallahu për gjithçka që ka bërë për vendin në etapat e ndryshme si para, gjatë dhe pas shtet ndërtimit. Kurse Ajet Sallahu, falënderoj kryetarin e komunës për besimin që i kishte dhënë për të udhëhequr drejtori të rëndësishme dhe për të kryer punë në interes të komunës duke thëne se ishte përgjegjësi dhe krenari të punoj me qeverinë komunale në Viti në interes të qytetarëve të kësaj komune.A.Zuka