Viti

Bisedë me shkas me Halit Alidemen, kryetar i KF Vllaznia të Pozharanit

KF Vllaznia e Pozharanit po dëshmon dhe do të dëshmojë se është skuadër e madhe -kështu shprehet kryetari i klubit Halit Alidema, i cili e morri klubin në menaxhim në momentet më kritike të saja.

Në bisedën që bëmë me të pas ndeshjes së parë të KF Vllaznia Pozharan në sezonin e ri 2025/26 skuadra jonë e nisi me një shpërthim të vërtetë, duke mposhtur KF Dukagjinin me rezultat bindës 3:0 në shtëpi.

Një performancë e shkëlqyer nga minuta e parë deri në të fundit, që dëshmon përgatitjen serioze dhe frymën e re që ka sjellë Perparim Livoreka në krye të skuadrës,shprehet Halit Alidema.

Ai shton se atmosfera në klub është shumë e mirë dhe shpreson se kështu do të jetë deri në fund të kampionatit. Dy gola në pjesën e parë vendosën ritmin e ndeshjes, ndërsa goli i tretë vulosi fitoren dhe entuziazmin e tifozëve që mbushën stadiumin me energji dhe besim.

“Start perfekt, jo vetëm në rezultat, por edhe në atmosferë, disiplinë dhe identitet. KF Vllaznia ka filluar sezonën fuqishëm, dhe kjo fitore është më shumë se 3 pikë – është një mesazh për gjithë. Ai shton se Kryesia e klubit që aktivisht udhëhiqet edhe nga Zv. kryetari Beim Halimi dhe drejtori sportive Muhamet Alidema, janë ata të cilët po i japin edhe energji pozitive klubit si dhe janë të gatshëm që të jenë gjithnjë pranë skuadrës, duke u angazhuar në mbarëvajtjen e punëve.

KF “Vllaznia” – Pozharan ka nisur mbarë sezonin 2025/26 në Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës, duke e mposhtur KF Dukagjinin me rezultat bindës 3:0 në shtëpi. Sot dua t’i përgëzoj lojtarët tanë për suksesin e arritur dhe jemi krenarë për këtë fitore plotësisht të merituar. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë triumf është fakti se në të po spikatin lojtarë vendas, djem të komunës sonë, të cilët po tregojnë disiplinë, përkushtim dhe shpirt garues. Me këtë qasje, besoj fuqishëm se KF “Vllaznia” do të rikthehet me hapa të sigurt në Ligën e Parë. Në këtë rrugëtim, përveç përkrahjes së Tigrave tanë besnikë, ekipi do ta ketë edhe mbështetjen time të plotë dhe të komunës. Ai gjithashtu falënderon edhe sponsorët e klubit që janë tani, por shpreson se numri i tyre do te shtohet dhe se ndihma e tyre për klubin e Vllaznisë do të jetë vendimtare që klubi të relizojë synimet me të vetmin qëllim të rikthehet aty ku e ka vendin ne Ligën e Parë te Kosovës, ku garoi që nga viti 2014 e edhe një vit në Superligën e Kosovës 2017/2018.

Alidema shpreson që shumë shpejt të nisin punët në ndërtimin e tribunave, kurse ne kemi bërë edhe një punë të madhe kur vullnetarisht janë instaluar reflektorët në stadium, ku aktualisht jemi klub ku të vetmit që kemi reflektorë dhe mund të zhvillojmë edhe ndeshjet me ndriçim në mbrëmje. Aziz Zuka

You Might Also Like