Viti

Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vitisë u shënua me aktivitete të shumta

Aktivitetet për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, kanë filluar sot me një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, të kushtuar kësaj dite.

Me pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar me tej në aktivitete të tjera si shtegtimi me biçikleta. Ndërkaq sipas agjendës së drejtorisë së për Kulturë, Rini dhe Sport, të shtunën në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit, Florin Maliqi me fillim në ora 11:00.

Më pas në orët e mbrëmjes, konkretisht në ora 19:30 në Sllatinë të Epërme, do të mbahet finalja e turneut memorial “Nijaz Rexhepi”.

Gjithashtu aktivitet për nder të ditës së dëshmorëve, janë zhvilluar edhe me 4 maj, ku për nxënësit është shfaqur një film dokumentar kushtuar dëshmorëve vitias.

Më pas nxënësit në mënyrë të organizuar po në këtë ditë kanë vizituar monumentet të trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu sot është edhe përvjetori i rënies së dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli.
Aziz Zuka

You Might Also Like