Kënaqësi dhe nder i veçantë të vizitoj atelienë e artistes së shquar Jalldëze Mustafa, një ndër piktoret më të mira që ka Gjilani dhe mbarë vendi ynë.
Punët e saj artistike janë pasuri kulturore për qytetin tonë dhe krenari kombëtare për gjithë Republikën e Kosovës.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, arti, kultura dhe krijuesit si Jalldëzja do të marrin trajtimin e merituar.
Sepse një qytet nuk mund të zhvillohet pa e mbështetur shpirtin e tij krijues.
Gjilani i nesërm do të jetë qyteti i artistëve, i piktorëve, i muzikantëve, i shkrimtarëve dhe i të gjithë atyre që me krijimtarinë e tyre shpirtërore e bëjnë jetën tonë më të bukur dhe më të pasur shpirtërisht e intelektualisht.