Zgjedhjet Lokale 2025

Sporti e biznesi në fokus të VV-së

Sporti ishte tema kryesore e takimit me kandidaten e listës sonë fituese për Asamble, Fortesa Orana, dhe me familjen e saj, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, Luan Aliu.
Medaljet dhe sukseset që Fortesa ia ka sjellë vendit tonë janë shumë më tepër se arritje personale – ato janë krenari për të gjithë Gjilanin.
Jam i vendosur që sporti të vazhdojë të ketë vëmendje të posaçme edhe gjatë mandatit të dytë, ashtu siç ka pasur përgjatë këtyre katër viteve.

Për mbi 6 dekada, ëmbëltorja Kimi ka qenë pjesë e pandashme e secilit gëzim për gjithë Anamoravën. Andaj sot ishte kënaqësi e veçantë vizita në këtë biznes.

Me rreth 60 të punësuar, shumica prej tyre gra dhe vajza, kjo ëmbëltore që dikur njihej në Gjilan si Egipat, është shembull i gjallë se si bizneset tona lokale fuqizojnë ekonominë e qytetit.

Dy vëllezërit, Visari dhe Shkëlzeni me vizion dhe punë të palodhshme, kanë arritur që në moshë të re të hapin pikat e tyre në gjithë qytetin, të ngrisin një fabrikë prodhimi dhe të kenë plane të qarta për zgjerim.

Kimi Cakehouse vazhdon të jetë sinonim i shijes dhe cilësisë në qytetin tonë.

You Might Also Like