Sonte patëm kënaqësinë të kalojmë disa momente të ngrohta me familjen e kandidates sonë për Asamblenë Komunale, znj. Fatmire Surdulli.
Në një atmosferë miqësore e plot mirëkuptim, biseduam për sfidat e përditshme, për nevojat e qytetarëve dhe për ëndrrën tonë të përbashkët për një Gjilan më të mirë për të gjithë.
Faleminderit për mikpritjen, ngrohtësinë dhe besimin.
Së bashku po e ndërtojmë të ardhmen tonë!